Telegrafi

Southampton refuzon ofertën e parë të Liverpoolit për Lavian

The Athletic raporton se Southampton ka refuzuar ofertën hapëse të Liverpoolit për të nënshkruar me Romeo Lavian.

Reds ofruan 43 milionë euro ndërsa The Saint kërkojnë 55 milionë për 19-vjeçarin.

Kushtet e kontratës së mesfushorit me Liverpoolin ‘nuk do të jenë problem’, bën të ditur më tej mediumi.

Lexo po ashtu Liverpooli po shpreson këtë javë ta kompletoj transferimin e Romeo Lavias

Lavia bëri 29 paraqitje në Ligën Premier në sezonin e tij debutues për Southampton.

Pavarësisht se Saints ranë nga liga, ai u vendos si një nga lojtarët më të mirë në ekip.

Çuditërisht, shtatorin e kaluar, Southampton refuzoi një ofertë prej 55 milionë euro nga Chelsea, e cila e donte lojtarin pavarësisht se ai nënshkroi për ta vetëm disa javë më parë. /Telegrafi/