Telegrafi

Southampton pritet ta refuzojë edhe ofertën e dytë të Liverpoolit për Lavian

Romeo Lavia është i destinuar të transferohet te Liverpooli, por The Reds ende nuk kanë gjetur marrëveshje me Southamptonin.

Gjiganti anglez është refuzuar në ofertën e parë dhe njëjtë pritet të ndodhë edhe në të dytën.

Liverpooli ka ofruar 42 milionë funte (48,9 milionë euro) për transferimin e belgut, por Southampton do ta refuzojë edhe këtë ofertë.

Lexo po ashtu Southampton refuzon ofertën e parë të Liverpoolit për Lavian

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka njoftuar se Saints dëshirojnë të fitojnë 50 milionë funte (58,2 milionë euro) nga shitja e talentit të tyre.

19-vjeçari nga ana tjetër ka një marrëveshje personale me Liverpoolin dhe dëshiron transferimin vetëm në Anfield.

Interesim për të kishin shprehur edhe Chelsea, Arsenal dhe Barcelona, por belgu i ka dhënë fjalën Liverpoolit.

Tani mbetet që The Reds ta ngritin ofertën edhe më shumë për të bindur Southamptonin ta lënë të lirë mesfushorin e talentuar. /Telegrafi/