Klubi anglez, Southampton është gati të thyejë rekordin e transferimeve të klubit për Armando Brojën, i cili është i huazuar nga Chelsea.
Broja është në huazim këtë sezon nga Chelsea te Southampton, por pas paraqitjeve brilante deri tani, klubi nga St’ Marys dëshiron të blejë kartonin e shqiptarit.
Sipas gazetarit të njohur, Southampton do ta thyejë rekordin e transferimeve të klubit nëse arrin të transferojnë Brojën.
“Shenjtorët” pritet të nisin një ofertë rekord prej 25 milionë funtesh apo 30 milionë euro për sulmuesin shqiptar.
Understand Southampton are now expected to launch a £25m record bid for Albanian striker Armando Broja. Proposal to be submitted soon. ⚪️🔴 #SaintsFC
Let's see Chelsea position – as Thomas Tuchel is a big admirer of Broja. "He's our player", Tuchel said few days ago. pic.twitter.com/LvkrF0uypu
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 26, 2022
Propozimi i Southamptonit për Blutë thuhet se do të dorëzohet së shpejti dhe vendimi i përket pastaj klubit nga Stamford Bridge.
Megjithatë, transferimi i djaloshit shqiptar nuk do të jetë i lehtë, pasi shumë klube angleze janë vënë pas tij.
Ndryshe, sulmuesi 20-vjeçar ka zhvilluar 21 ndeshje deri tani duke shënuar shtatë gola dhe një asistim, ku pesë nga to vijnë nga Liga Premier.
Blerja më e shtrenjtë në histori të Southampton është Danny Ings për 22.6 milionë funte apo 27 milionë euro, ndërsa pas tij vijnë Jannik Vestergaard dhe Sadio Mane. /Telegrafi/