Telegrafi

Sousa: Festimi i veçantë Ronaldos ka kuptimin ‘unë jam këtu’

(Foto: Twitter/Manchester United)

Festimi i golave të sulmuesit të Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldos, është një deklaratë për t’ia kujtuar botës vlerën e tij – thotë Paulo Sousa.

Mënyra e festimit të superyllit portugez është shndërruar në një festim ikonik në futboll, ndërsa shumë lojtarë të tjerë po e imitojnë në vitet e fundit.

Sousa, i cili ka luajtur për ish-klubin e CR7, Sporting Lisbon dhe Portugalinë, para se fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë të shpërthente, por kishte dëgjuar gjëra të mira për superyllin qëkur ai ishte 13 vjeçar.

“E kam pëlqyer festimin e tij (kur Ronaldo e hoqi fanellën pas golit ndaj Villarrealit në Ligën e Kampionëve). Mënyra se si i feston golat e tij është një deklaratë që thotë: ‘Unë jam këtu’”, ka deklaruar Sousa për The Sunday Times.

Ndryshe, nga fillimi i këtij viti, Paulo Sousa është trajner i Polonisë dhe ka pasur mundësinë të punojë nga afër me një tjetër lojtar të klasit botëror, Robert Lewandowski. /Telegrafi/

(Foto: talkSPORT)