Site icon Telegrafi

Sot zyrtarizohet PEK-u, partia e Milaim Zekës

Sot edhe zyrtarisht do të bëhet prezantimi i Partisë Euroatlantike e Kosovës që do të njihet me shkurtesën PEK.

Partia e cila udhëhiqet nga deputeti Milaim Zeka, njofton se do të luftojë për shtet ligjor dhe për standarde euroatlantike.

“Asnjëherë në historinë e pasluftës nuk ka pasur nevojë më shumë se sot që në skenën politike të vije një parti e re e cila bën ndryshime radikale. Kjo parti do të luftojë për një shtet ligjor me standarde euroatlantike, kjo parti do ta luftojë hajninë e parasë publike e cila është instaluar në çdo pore të shtetit të Kosovës. Kjo parti do t’i hap rrugë mërgatës shqiptare e cila është bazamenti i lirisë, pavarësisë dhe ekzistencës së këtij vendi që është anashkaluar komplet nga klasa politike e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Sipas së njëjtit njoftim, moto e partisë do të jetë “Nuk mund të jesh hajn dhe patriot, nuk mund të jesh hajn dhe njëkohësisht intelektual!”.

Në një intervistë të mëhershme për KosovaPress, Zeka ishte shprehur i sigurt se do të ketë mbështetje nga qytetarët, ku kishte thënë se ka mbi 1 vit e gjysmë që ka filluar për të organizuar strukturën e partisë nga gjithë vendi dhe diaspora.

Po ashtu, ai e kishte lënë të hapur mundësinë që partisë së tij t’i bashkëngjiten kolegë deputetë nga legjislatura e tanishme.

Ceremonia e prezantimi të PEK-ut do të mbahet në ora 12:00 në Hotel “Emerald”.

Exit mobile version