Site icon Telegrafi

Sot zhvillohen tri ndeshje interesante në Albi Mall Superligën e Kosovës

Sot (e mërkurë) janë në orar për t’u zhvilluar tri ndeshje në Albi Mall Superligën e Kosovës, të vlefshme për javën e 21-të.

Superliga e Kosovës do t’i zhvillohet ndeshjet në këtë mesjavë, ku në orar tri janë për ditën e sotmen dhe dy tjera në ditën e nesërme (e enjte).

Ndeshja kryesore dhe padyshim më e forta është derbi në mes të Prishtinës dhe Dritës, i cili pritet të zhvillohet në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.

Takim interesant pritet të jetë edhe ai në mes të Drenicës dhe Gjilanit, që do të zhvillohet në stadiumin “Bajram Aliu” në Skënderaj.

Përballja e fundit për sot, por jo për nga rëndësia është ajo në mes të Malishevës dhe Ferizajt, takim që do luhet në “Liman Gegaj”.

Të tri ndeshjet janë planifikuar të nisin nga ora 13:00. /Telegrafi/

Exit mobile version