Ashtu sikur dje, edhe sot zhvillohet vetëm një ndeshje gjatë ditës në Vala Superligë.
Në ora 15:00, në “Bajram Aliu” në Skenderaj takohen rivalët drenicas, Drenica dhe Feronikeli.
Këto ndeshje në vitet e fundit kanë qenë të zjarrta dhe njëjtë pritet të ndodh edhe sot.
Gjyqtar kryesor në këtë ndeshje do të jetë Bajram Gashi, i cili do të ndihmohet nga Lumturie Muhadri, Fatmir Abrashi dhe Besfort Kosumi.