Sot (e martë) janë në orar për t’u zhvilluar vetëm dy ndeshje në kuadër të grupeve në Euro 2024 dhe jo tri si në ditën e kaluara.
Pas kompletimit të ndeshjeve të para nga pesë grupet e para, tashmë radhën e ka grupi i fundit, grupi F.
Ky grup do t’i zhvillojë të dy ndeshjet gjatë ditës së sotme, ku orari prej orës 15:00 nuk do të ‘ekzistojë’.
🇹🇷 Türkiye vs Georgia 🇬🇪
🇵🇹 Portugal vs Czechia 🇨🇿Which teams are winning today? 🤔@bookingcom | #EUROfixtures pic.twitter.com/NTs7k1IcNx
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) June 18, 2024
Ndeshja e parë e ditës do të jetë ajo në mes të Turqisë dhe Gjeorgjisë, e cila do të luhet në ‘Signal Iduna Park’ të Dortmundit nga ora 18:00.
Në ndeshjen e dytë do të luajnë Portugalia me Çekinë, takim i cili do të zhvillohet nga ora 21:00 në ‘Red Bull Arena’ të Leipzigut. /Telegrafi/