Telegrafi

Sot zhvillohen tri super ndeshje të javës së pestë në Superligën e Kosovës

Ipko Superliga e Kosovës do t’i zhvillojë tri ndeshje të mira në kuadër të javës së pestë, e cila zhvillohet në mesjavë.

Java e pestë është java e parë kur Superliga e Kosovës zhvillon ndeshjet në mesjavë, përkatësisht sot (e mërkurë) dhe nesër (e enjte).

Sot në orar janë tri ndeshje për t’u zhvilluar, ku secila është më interesante se tjetra dhe pritet të dhurojnë spektakël.

Lexo po ashtu Orari i javës së pestë në Ipko Superligën e Kosovës, ndeshjet zhvillohen në mesjavë

Ndeshja më e mirë në letër është ajo që zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ku Llapi pret liderin Dritën.

Interesant pritet të jetë edhe në “Riza Lushta” të Mitrovicës, ku Prishtina synon fitoren e parë këtë sezon në ndeshje ndaj Trepçës ’89.

Lexo po ashtu Formacioni më i mirë i javës së katërt në IPKO Superligë

Edhe stadiumi i qytetit në Gjilan do të jetë arenë e një ndeshje të fortë, ku vendasit e Gjilanit presin Ballkanin që po tregon formë dhe ndeshje të mira.

Të gjitha ndeshjet zhvillohen nga ora 16:00. /Telegrafi/