Site icon Telegrafi

Sot zhvillohen tri super-ndeshje në çerekfinalen e Kupës së Kosovës, vëmendja në Suharekë dhe Podujevë

Sot (e mërkurë) janë në orar për t’u zhvilluar tri ndeshje të vlefshëm për fazën çerekfinale të Kupës së Kosovës, ku secila ndeshje është më e fortë se tjetra.

Kupa e Kosovës ka hyrë tashmë në një fazë të nxehtë dhe klubet duan t’i shkojnë garës deri në fund, për të fituar trofeun që i dërgon në garat evropiane.

Gjatë ditës së sotme zhvillohen tri ndeshje interesante, ku gjashtë klube nga Superliga e Kosovës ndeshet me vete në fazën e çerekfinales.

Lexo po ashtu Delegohen gjyqtarët për ndeshjet e Kupës së Kosovës, Genc Nuza në takimin Llapi-Gjilani

Ndeshja më interesante padyshim se do të zhvillohet në Suharekë, ku Ballkani është nikoqir i Prishtinës.

Përballje e fortë dhe rivalitet i madh do të jetë edhe në Podujevë, me Llapin që e pret Gjilanin në stadiumin Zahir Pajaziti.

Takimi i fundit, por jo nga rëndësia pritet të zhvillohet në Gjilan, me Dritën që është nikoqire e Ulpianës.

Të tri ndeshjet janë paraparë të zhvillohen nga ora 13:00, ndërsa ndeshja mes Ramiz Sadikut dhe KEK-ut do të luhet nesër (e enjte). /Telegrafi/

Exit mobile version