Site icon Telegrafi

Sot zhvillohen sfidat gjysmëfinale, luhet në Prishtinë dhe Gjakovë

Gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës do të dhurojnë spektakël të basketbollit, ku katër skuadra duan kualifikimin në finalen e madhe.

Gjysmëfinalet do të zhvillohen me sistemin vajtje-ardhje dhe kush është më e mirë në dy takimet, kualifikohet në finale.

Gjysmëfinalja e parë do të zhvillohet mes skuadrave rivale, Sigal Prishtinës dhe Trepçës, ku pritet një super sfidë në Palestrën “1 Tetori”. Dy skuadrat kanë traditë në basketbollin e Kosovës dhe do të luftojnë për fitoren në ndeshjen e parë, që është shumë e rëndësishme. Prishtinasit në çerekfinale eliminuan Pejën, derisa mitrovicasit skuadrën e Proton Cable Prizrenit. Në ProCredit Superligë të dy skuadrat kanë nga një fitore ndaj njëra-tjetrës.

Gjysmëfinalja tjetër po ashtu pritet të jetë mjaft interesante mes Vëllaznimit dhe Bashkimit në Gjakovë. Këto dy skuadra u përballën të dielën në Prizren, ndeshje që përfundoi me fitoren e vendasve 84:73, ndërsa në dy takimet tjera në elitë, dy skuadrat kishin nga një fitore ndaj njëra-tjetrës. Kuqezinjtë në çerekfinale eliminuan Golden Eagle Yllin, ndërsa prizrenasit eliminuan Borën.

KUPA E KOSOVËS (GJYSMËFINALET)

E mërkurë

19:00 Sigal Prishtina – Trepça

19:00 Vëllaznimi – Bashkimi

Exit mobile version