Site icon Telegrafi

Sot zhvillohen ndeshjet kthyese çerekfinale në Ligën e Evropës, pritet të mësohen katër ekipet gjysmëfinaliste

Sot (e enjte) pritet të mësohen katër skuadra gjysmëfinaliste në Ligën e Evropës, pasi në orar janë zhvillimi i ndeshjeve kthyese çerekfinale.

Liga e Kampionëve dhuroi emocionet e veta gjatë të martës dhe mërkurës duke na njoftuar edhe me emrat e katër ekipeve që siguruar gjysmëfinalen.

Real Madridi, Chelsea, Manchester City dhe Paris Saint-Germain janë katër ekipet që do ta ndjekin trofeun në garën më të madhe ekipore evropiane.

Pas Ligës së Kampionëve, radha i ka ardhur Ligës së Evropës që sot (e enjte) është gati për të sjell emocionet e veta në katër ndeshje kthyese çerekfinale.

Klube të mëdha si Roma, Ajaxi, Manchester Unitedi, Villarreali, Dinamo Zagrebi, Arsenali, Slavia Praga dhe Granada janë ekipet që do të kërkojnë nga një vend në gjysmëfinale.

Ndeshja më interesante pritet të jetë ajo në mes të Romës dhe Ajaxit në Olimpico, me italianët që kanë epërsi 2-1 nga ndeshja e parë.

Unitedi ka fituar 2-0 në udhëtim te Granada, ndërsa sot synon ta konfirmoj kalimin në gjysmëfinale në ndeshjen që do të zhvillohet në Old Trafford.

Arsenali nuk do ta ketë aq të lehtë kualifikimin, por do ta kërkoj atë në udhëtim te Slavia Praga pas barazimit 1-1 në Emirates.

Villarreali e pret në shtëpi Dinamo Zagrebin dhe do të tentojë kualifikimin pas fitores 1-0 në Kroaci.

Të gjitha ndeshjet pritet të fillojnë nga ora 21:00. /Telegrafi/

Exit mobile version