Sot (e mërkurë) do të zhvillohet gjysmëfinalja e Kupës së Kosovës me dy ndeshje tejet interesante.
Njëri takim do të zhvillohet në Podujevë, ndërsa tjetri do të luhet në Vushtrri.
Llapi e pret Gjilanin në duelin kryesor të këtij rrethi në kupën e dytë më të madhe në vend.
Asnjëra nga dy skuadrat nuk është favorite në këtë sfidë, e që kjo e bënë edhe më interesant përballjen.
Në anën tjetër, Prishtina është favorit absolut ndaj Vushtrrisë që është nikoqire, duke synuar finalen.
Që të dy këto takime nisin nga ora 15:00. /Telegrafi/