Me dy ndeshjet të cila zhvillohet sot (e hënë) mbyllet java e 26-të në Ipko Superligën e Kosovës.
Dy ekipet të cilat luftojnë për titull, Feronikeli dhe Prishtina do të luajnë kundër dy ekipeve që luftojnë për ti ikur barazhit.
Feronikeli do të udhëtojë në Prizren, ku kundërshtar do ta ketë Lirinë e cila do ta kërkojë fitoren për ti ikur barazhit.
Ndërsa ndjekësi më i afërt i Niklit, Prishtina do të udhëtojë në Ferizaj, ku do të ndeshet me Ferizajin.
Të dyja këto takime fillojnë nga ora 15:00. /KP/