Sot (e mërkurë) janë në orar për t’u zhvilluar edhe dy ndeshjet e javës së javës së 10-të në BKT Superligën e Kosovës.
Të martën u zhvilluan tri ndeshje të javës së 10-të apo të parës për fazën e dytë të kampionatit elitar kosovar.
Prishtina mposhti 2-1 Malishevën, Llapi triumfoi thellë 6-0 në udhëtim te Ulpiana dhe Drita fitoi 2-0 si mysafir i Feronikelit.
Interesant pritet të jetë edhe sot në dy ndeshjet tjera të javës së dhjetë.
Dukagjini pret Ballkanin, ndërsa vëmendja më e madhe është në Gjilan, ku ekipi me emrin e qytetit është nikoqir i Drenicës.
Të dy ndeshjet zhvillohen nga ora 13:00. /Telegrafi/