Telegrafi

Sot Zaevi në gjyq për rastin ‘Mitëmarrje’

Sot në njësinë e Shkupit duhet të vazhdojë procesi ndaj liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, i akuzuar për marrje ryshfeti në rastin “Mitëmarrje”. Zaevi akuzohet sesi kryetar i komunës së Strumicës u përpoq për të marrë ryshfet nga një biznesmen për privatizimin e tokës, transmeton Telegrafi.

Sipas prokurorisë Zaevi akuzohet si kryebashkiak i Strumicës nga biznesmeni i po të njëjtit qytet, Ivan Nikollov, ka kërkuar ryshfet prej më shumë se 160 mijë euro, ose 2 euro për metër katror të tokës në Strumicë, i cili Nikollov ishte i interesuar për të privatizuar. Sipas aktakuzës, gjysma e parave do të ishte për Zaevin dhe të tjerat për të ndërtuar një kishë në Strumicë. /Telegrafi/