Telegrafi

Sot vranët, të dielën me borë

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës sot dhe nesër vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.

Në këtë gjendje meteorologjike do të mbajë mot kryesisht i vranët.

Mëngjesi i së dielës parashihet të jetë me ngrica të lehta dhe vende-vende me mjegull ,si pasoj e radiacionit dhe ndryshimeve fizike në troposferë.

Deri sa dita e shtune parashihet të jetë pa reshje,  pasditja e së dielës parashihet të ketë kushte tjera meteorologjike, vranësira të ç’rregullta dhe reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi maksimale deri 6m/s, thuhet në njoftim./Telegrafi/