Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
IHK njofton se në mëngjes në shumë zona paraqiten kushte për mjegull.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-3 m/s. /Telegrafi/