Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të ketë mot me vranësira të pjesshme, ndërsa në orët e para vende-vende mund të ketë riga shiu.
Ndërkaq, gjatë pjesës së dytë, vranësirat do të shpërndahen, duke mundësuar edhe prezencën e rrezeve të dielli.
Të enjten, situata meteorologjike do të lëvizë drejtë stabilizimit, kështu që prezenca e rrezeve të diellit do të jetë më e gjatë dhe grafiku i fushave termike do të pësoj rritje.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-17 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit dhe jugperëndimit e lehtë deri mesatare. /Telegrafi/