Telegrafi

Sot vranët dhe riga të dobëta shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se të premten parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me kushte për riga të dobëta shiu.

IHK njofton se temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-13 gradë Celsius.

Ndërkaq, të shtunën parashihet me mot të vranët dhe intervale me diell.  Temperaturat minimale parashihen të jenë të ngjashme por maksimalet për 1-2 gradë më të larta.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-4 m/s. /Telegrafi/