Telegrafi

Sot vranët dhe me reshje shiu

Foto: Arkiv

Sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se në shumë territore të ulëta do të ketë mjegull si pasojë e ndryshimit të temperaturave në stadet e ulëta të troposferës.

IHK ndërkaq për të enjten bën të ditur se nuk parashihen reshje pos ndonjë rigë e izoluar.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1- 5m/s. /Telegrafi/