Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se gjatë këtyre dy ditëve të vikendit parashihet mot kryesisht i qetë, me vranësira dhe intervale me diell.
IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-20 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindjes dhe juglindjes. /Telegrafi/