Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
IHK, ndërkaq për të shtunën njofton se do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm por vende-vende parashihen reshje të intensitetit të dobët.
Në mëngjes dhe gjatë natës do të ketë ngrica, prandaj pjesëmarrësve në trafik u këshillojmë që të kenë kujdes të shtuar.
Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit do të lëvizin ndërmjet -6 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes. /Telegrafi/