Site icon Telegrafi

Sot votohet për demarkacionin me Malin e Zi

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot në seancën e radhës për të votuar ratifikimin e marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare në mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Kjo çështje është kthyer në një prej problematikave më të mëdha të Kosovës, pasi që ky version i marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi është kundërshtuar në mënyrë të fuqishme nga opozita dhe një grup ekspertësh.

Ata thonë se me këtë marrëveshje, Kosova humb 8 mijë hektarë tokë, derisa kanë deklaruar se do të votojnë kundër kësaj marrëveshje.

Në anën tjetër, partia më e madhe opozitare në vend, Lëvizja Vetëvendosje, ka thirrur një protestë gjithëpopullore për të kundërshtuar ratifikimin e kësaj marrëveshje.

Edhe disa deputetë të pozitës, së fundmi kanë deklaruar se nuk do të votojnë pro kësaj marrëveshje, pasi që ata besojnë se Kosova rrezikon të humb territor.

E krerët e institucionevetë Kosovës janë të bindur se kjo marrëveshje do të ratifikohet sot, duke hedhur poshtë pretendimet e opozitës se Kosova humb territor.

Seanca fillon në orën 11:30.

Exit mobile version