Kryesia e Kuvendit do të mblidhet sot për të diskutuar dhe vendosur rreth kërkesës së grupit të deputetëve të Kuvendit për organizimin e një debati profesional-shkencor mes komisionit shtetëror për Demarkacion dhe grupit të njohësve profesionist për diskutim dhe ballafaqim faktesh për çështjen e Demarkacionit Kosovë-Mali i Zi.
Sipas një njoftimi nga Kuvendit i Kosovës, shqyrtimi kësaj kërkese është paraparë në pikën e tretë të rendit të ditës.
“Kërkesa e Grupit të deputetëve të Kuvendit për organizimin e një debati profesional-shkencor mes komisionit shtetëror për Demarkacion dhe grupit të njohësve profesionist për diskutim dhe ballafaqim faktesh për çështjen e Demarkacionit Kosovë-Mali i Zi”, thuhet në njoftim.