Telegrafi

Sot Veljanoski duhet t’i shpall zgjedhjet e parakohshme

Kryetari i Kuvendit Trajko Veljanoski sot pritet që t’i shpallë zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 15 prill, në bazë të informatës që i liferua në opinion në datën 7 të këtij muaji pas shpërbërjes së Parlamentit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

‘Në pajtueshmëri me vendimin pas shpërbërjes të Kuvendit të Maqedonisë, unë si kryetari i Kuvendit, duke u nisur në bazë të kornizave kushtetuese për shpallje të zgjedhjeve, vendosa që vendimin për shpallje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare ta nënshkruajë më 15 prill, ndërsa zgjedhjet të mbahen më 5 qershor 2016, me të vetmin qëllim që të krijohen kushte për zgjedhje demokratike dhe korrekte’, theksoi Veljanoski në deklaratën me shkrim.

Kuvendi i Maqedonisë u shpërbë më 6 prill në mesnatë në pajtueshmëri me vendimin që e votuan deputetët më 23 shkurt. /Telegrafi/