Në Kuvendin e Maqedonisë sot në mbledhjen e Komisionit për Financim dhe Buxhet do të vazhdojë debati rreth propozim-buxhetit për vitin 2018.
Debati i përgjithshëm rreth propozimit filloi dje dhe sipas Rregullores zgjatë 10 ditë pune. Komisioni nuk mbajti mbledhje edhe dje dhe pardje pasi dolën informatat për arrestimet për dhunën në Kuvend të 27 prillit të këtij viti, e mes tyre edhe të deputetëve. Vazhdimi u caktua për datën 28 të këtij muaji, por nuk u mbajt me arsyetimin se është bërë për shkaqe teknike.
Propozim-buxhetin për vitin 2018 para deputetëve të hënën e elaboroi ministri i Financave, Dragan Tevdovski, duke paralajmëruar shpenzim të parave të popullit në masa të vërteta.
Sipas shumicës parlamentare, buxheti i propozuar është qytetar, i krijuar në projeksione reale dhe me të fillon stabilizimi financiar dhe ekonomik, për opozitën ai nuk është real dhe reformator.
Për tekstin e propozuar janë parashtruar gjithsej 279 amendamente.