Në Gjykatën Penale të Shkupit sot Prokuroria parashtroi dëshmi nga gjukimi për “Besa trans”. Në seancën e sotme u parashtruan video nga vendkalimi i autobusit në kufi dhe puna e Drejtorisë së Doganave.
Siç bëri të ditur përfaqësuesi i Prokurorisë, Vlladimir Milloshevski, në gjykatë po ashtu u parashtruan edhe dokumente lidhur me të dhënat e doganës për kalimin e autobusëve por edhe video nga vendkalimi kufitar “Deve Bair”, për daljen e fundit të autobusit.
Në seancën e sotme gjyqësore u pyet përfaqësuesi i Ministrisë së Lidhjeve dhe Transportit, Dragançe Jovev i cili nuk ndryshoi deklaratën që ka dhënë më herët.
I pyetur nëse të gjitha licencat janë dhënë në mënyrë origjinale ai u përgjigj se licencat janë dhënë nga ministria.
“Mund të konfirmoj se vërtetimet për licencat dhe licencën janë dhënë nga ne”, u shpreh ai.
Kujtojmë ipas aktakuzës, pronari i “Besa Trans” është përgjegjës për falsifikimin e patentës së autobusit në të cilin humbën jetën 45 persona, kurse epilogu i Drejtorisë së Doganave suspendoi dy zyrtarë dhe një udhëheqës./Telegrafi/