Mesfushori i Manchester United, Bruno Fernandes ka lëshuar një deklaratë të gjatë pas humbjes së penalltisë kundër Aston Villas të shtunën.
Unitedi kishte rast të barazonte rezultatin në minutat e fundit të ndeshjes, por Fernandes humbi penalltinë dhe ekipi i tij u mposht 1-0.
Pas ndeshjes, portugezi u kritikua shumë për huqjen e penalltisë, ndërsa tani Fernandes ka lëshuar një deklaratë kur kërkon falje për dështimin.
“Unë gjithmonë kam marrë përgjegjësitë e mia dhe i kam përqafuar gjithmonë nën presion në momente si kjo. Sot, dështova. Por unë bëra një hap përpara dhe u përballa me sfidën me të njëjtën ambicie dhe përgjegjësi si kur, në shumë raste të tjera, topi përfundoi në rrjetë”.
“Kritikat dhe opinionet e kundërta janë një pjesë e madhe e futbollit. Unë kam mësuar të jetoj me to, madje edhe duke i përdorur ato për të më shtyrë përpara, dhe i konsideroj të gjitha një pjesë shumë të rëndësishme të angazhimit tim për të mos ndalur kurrë përpjekjen për t’u përmirësuar dhe për t’u bërë lojtari më i mirë që mund të jem, për veten dhe ekipin”.
Always with you, @B_Fernandes8 ❤️#MUFC | #MUNAVL pic.twitter.com/RuUVgciyUU
— Manchester United (@ManUtd) September 25, 2021
“Sot mora përsëri përgjegjësinë që më është dhënë që kur u bashkova me Unitedin dhe do ta marr përsëri pa asnjë frikë kur të më kërkohet”.
“Gjëja më e rëndësishme për mua është të fitojmë së bashku dhe gjithmonë do të bëj gjithçka që mundem për të ndihmuar shokët e mi të skuadrës dhe klubin që të jenë më të mirët që mund të jemi”.
“Unë jam një lojtar që lë gjithçka në fushë, me dëshirë dhe përkushtim të madh. Dhe kjo është ajo që do të vazhdoj të bëj”.
“Faleminderit për të gjithë mbështetjen tuaj pas vërshëllimës së fundit! Të dëgjoja duke brohoritur emrin tim në stadium ishte shumë emocionuese… Unë do të kthehem më i fortë, sepse këto janë standardet që unë mbaj, por mbi të gjitha për shokët e skuadrës dhe tifozët tanë që na kanë mbështetur gjithmonë”, ka shkruar Fernandes në profilin e tij privat në Instagram. /Telegrafi/
No excuses for my penalty miss today. I’m my biggest critic but as always I’ll use it to drive me forward. More than my disappointment though, the team’s loss today is the most important. I’ll be ready next time. pic.twitter.com/tTBgURne8B
— Bruno Fernandes (@B_Fernandes8) September 25, 2021