Site icon Telegrafi

Sot u vihet dryni disa pikave të shitjes së karburanteve

Kjo për shkak të parregullsive që janë hasë në këto pika shitëse duke përfshirë këtu edhe dyshimet në cilësinë e derivateve të naftës.

Burime të Gazetës Tribuna bëjnë të ditur se, inspektorati i tregut i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), para pak çastesh ka dalë në terren për mbylljen e disa pikave të karburanteve.

“Nuk dihet se sa pika shitëse të naftëtarëve do të mbyllen, pasi që inspektorati tashmë ka dalë në terren dhe do ti mbyllë ato pika që nuk iu përmbahen kushteve të tregut”, ka thënë ky burim.

Përveç parregullsive në cilësi dhe në kushtet tjera të tregut, çmimi i naftës në Kosovë vazhdon të jetë më i larti në rajon, pavarësisht uljeve të vazhdueshme të çmimeve në tregun ndërkombëtarë. /Telegrafi/

Exit mobile version