Site icon Telegrafi

Sot u shënua Dita ndërkombëtare e të sëmurëve nga LKM

Me rastin e 22 Shtatorit-Ditës ndërkombëtare të të sëmurëve nga LKM (leucemi kronike mieloike), Shoqata e LKM-së në Maqedoni kërkoi sigurim të terapisë së linjës së dytë për të sëmurët nga kjo sëmundje. Kërkuan që ilaçi Nilotinib të vendoset në listën pozitive, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Neve na nevojitet terapi e linjës së dytë, e cila është shumë e shtrenjtë për cilindo qoftë nga ne që ta blejë, ndërsa tashmë është qasëse në gjithë Evropën”, potencoi Levo. Shtoi se në Republikën e Maqedonisë sot ka rreth 100 të sëmurë nga LKM. Edhe statistikisht dhe në praktikë, rreth 30 të sëmurë nga LKM në Maqedoni janë pa terapi adekuate. Ky numër në mënyrë rapide po rritet çdo vit.

Profesori Aleksandar Stojanoviq nga Klinika për hematologji u përqëndrua në ilaçet dhe sëmundjen LKM dhe shtoi se bëhet fjalë për sëmundje, e cila para rreth 15 viteve ka pasur përfundim fatal.

“Në vit në Maqedoni kemi nga 15 deri në 20 pacientë të rinj. Sëmundja kryesisht sulmon në moshën mesatare dhe avancuese, edhe pse sulmon edhe fëmijë”, tha Stojanoviq. Potencoi se nga viti 2011 u vendos rend në terapinë dhe shtoi se problem është ndryshimi i ilaçit ose bëhet fjalë për gjenerikën e pestë për pesë vite.

Ditën ndërkombëtare e të sëmurëve nga LKM sot e shënojnë mbi 109 organizata të pacientëve nga sfera e mbrojtjes së pacientëve të sëmurë nga LKM në 82 shtete në botë. /Telegrafi/

Exit mobile version