Me rastin e 13 Nëntorit – Ditës së Çlirimit të Shkupit, sot u vendosën lule para përmendoreve të çlirimtarëve të qytetit ti Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Delegacione nga qeveria e Maqedonisë, kabinetit të presidentit të Maqedonisë, përfaqësues nga Kuvendi i Maqedonisë, Ministrisë së Mbrojtjes, përfaqësues të ARM-së dhe përfaqësues të partive poltike vendosën lule para përmendoreve në verrezat e partizanëve në Butel dhe para përmendores së Mihajlo Apostoloski.
Kryetari i Shkupit, Koce Trajanovski, theksoi se me shënimin i 72 vjetorit të çlirimit të kryeqytetit mund të shihet edhe sot se Shkupi është një qytet që frymon lirshëm.
Në emër të luftëtarëve para të pranishëm u drejtua, Nikolla Stojanovski i cili tha se çlirimi i Shkupit është pjesë e historisë së luftës maqedonase dhe popullit të Maqedonisë.
Më 13 nëntor para 72 viteve luftëtarët e divizionit të ushtrisë Nacionalçlirimtare arritën të çlirojnë Shkupin nga okupatorët fashist./Telegrafi/