Site icon Telegrafi

Sot do të realizohet telefonata Zaev-Tsipras, për çështjen e emrit të Maqedonisë

Shefi i Diplomacisë greke, Nikos Kotzias ka njoftuar se sot do të realizohet telefonata ndërmjet kryeministrave Zoran Zaev e Alexis Tsipras, për çështjen e emrit.

Ky lajm vjen pas takimit të Kotzias me Tsipras, që mediat e cilësuan si takim të jashtëzakonshëm.

Përndryshe, telefonata pritej të ndodhë disa ditë më herët, por u shty, duke mos u dhënë detaje, apo sqarime rreth rastit.

Përndryshe, Zaev tha sot se deri në Samitin e BE-së ka kohë për të arritur marrëveshjen./Telegrafi/

Exit mobile version