Telegrafi

Sot do të paguhen subvencionet për prodhuesit e duhanit në Maqedoni

Sot, 3828 prodhuesve të duhanit do t’u paguhen subvencionet në vlerë prej 235 milionë denarë ose afër 3.9 milionë euro për prodhimtarinë e vitit 2017.

Kjo shumë është pjesë e 20 për qindshit të subvencioneve për duhanin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministria e Bujqësisë njoftoi se Agjencia për ndihmë financiare në bujqësi dhe zhvillim rural është duke miratuar vendimin për subvencionet tjera për duhanin dhe pritet që të kompletohet gjatë javës së ardhshme.

Prodhimi i duhanit është degë e rëndësishme e bujqësisë së Maqedonisë, që sjell të ardhura prej rreth 100 milionë euro në vjet./Telegrafi/