Forumi i titulluar ‘Perspektivat evropiane të vetëqeverisjes lokale’ do të mbahet sot në Manastir në organizim të MVL dhe Asociacionit evropian për demokraci lokale-ALDA, në suaza të Programit për bashkëpunim mes Maqedonisë dhe Normandisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Forumin do ta hapë ministrja e Vetëqeverisjes Lokale, Shiret Elezi, kurse do të marrin pjesë anëtarë të këshillave komunale, nëpunës shtetërorë të cilët punojnë në komunat, përfaqësues nga Qendrat për zhvillim rajonal dhe organizata civile, njofton AIM.
‘Qëllimi i këtij takimi treditor është të diskutohet për procesin e integrimit evropian të Maqedonisë dhe shfrytëzimin e fondeve evropiane, me përqendrim në rolin e vetëqeverisjes lokale’, informojnë organizatorët.
Në pajtim me Programin, janë paraparë prezantime, debate të hapura, këmbim i përvojave dhe seminare. /Telegrafi/