Jennifer Lopez u shfaq e lumtur për fansat e saj, pavarësisht nga problemet e saj të përfolura martesore.
Këngëtarja 54-vjeçare, ndau tre fotografi të reja në rrjetet sociale, të cilat i mbizotëroi me një mesazh optimist.
“Sot do të jetë një ditë e mrekullueshme, gëzuar të shtunën të gjithëve”, shkroi ajo.
Një ‘selfie’ nga banja e saj shfaq këngëtaren veshur me një bluzë të bardhë dhe një palë xhinse, po ashtu të bardha.
Flokët e saj ishin tërhequr përsëri në një topuz dhe grimi i saj dukej i gatshëm për kamerë. /Telegrafi/