Site icon Telegrafi

Sot të dy banorë në Big Brother VIP Albania, por dikur Laert Vasili ishte pjesë e klipit të Rozana Radit

Foto: Rozana Radi/YouTube

Laert Vasili dhe Rozana Radi janë dy prej banorëve më interesantë të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania, por dinamika e marrëdhënies së tyre ka tërhequr vëmendje të madhe.

Çfarë i lidh këta dy artistë përtej shtëpisë së famshme? Një bashkëpunim artistik i hershëm, që daton vite më parë.

Learti ishte pjesë e videoklipit të këngës “Për me pas nji Rozë,” një prej projekteve muzikore më të veçanta të Rozanës. Në atë klip, Laerti luante rolin e një prej djemve që tërhiqej nga pamja dhe bukuria e Rozanës, e cila në klip ishte një “grua e shtrenjtë”.

Rozana Radi dhe Laert Vasili në Big Brother VIP Albania (Foto: Big Brother VIP Albania/YouTube)

Tani, pas shumë vitesh, dyshja janë rikthyer përballë njëri-tjetrit në një format krejt ndryshe, ku kanë shpërfaqur dinamika të reja marrëdhënieje.

Lexo po ashtu Gramosi i drejtohet ashpër Gjestit në BBVA: Pse po merr vëmendje ti e mua po më lë në hije, unë jam që disa javë këtu

Në disa debate brenda shtëpisë së BBVIP, ata kanë diskutuar për njohjen e tyre nga jashtë, duke pranuar se janë komshinj, megjithëse Rozana ka theksuar se kontaktet mes tyre kanë qenë të rralla.

“Jemi komshinj, por shumë rrallë jemi takuar”, ka thënë Rozana, duke shuar çdo spekulim për një miqësi të ngushtë mes tyre. Në anën tjetër, Learti ka lënë të kuptohet se e njeh Rozanën si artiste dhe se e respekton për karrierën e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version