Site icon Telegrafi

Sot takimi mes Man Utd dhe Inter për Andre Onanan, do të bëhet ofertë zyrtare për portierin

Gianluca Di Marzio raporton se Manchester United do të paraqesë ofertën e parë zyrtare për portierin e Interit , Andre Onana sonte.

Portieri 27-vjeçar iu bashkua Nerazzurrëve verën e kaluar si transferim i lirë dhe shpejt zuri vendin e Samir Handanovic në formacionin fillestar.

Onana u bë i njohur nëpër Evropë për punën e tij mbresëlënëse në Ligën e Kampionëve, duke mbajtur tetë herë portën e paprekur për Interin në rrugën drejt finales.

Siç theksohet nga Di Marzio, bisedimet mes Manchester United dhe Interit kanë përparuar dhe gjigantët e Ligës Premier tani pritet të paraqesin ofertën e tyre të parë zyrtare për Onanan këtë mbrëmje.

Nerazzurrët shpresojnë se ai do të jetë në përputhje me kërkesat e tyre – rreth 50 milionë euro plus bonuse – të cilat do t’i lejonin ata të riinvestonin në tregun e transferimeve.

Lexo po ashtu Loja me këmbë e Andre Onanas edhe jashtë portës është tjetër nivel

Manchester United është në kërkim të një portieri të ri, pasi ka ndryshuar mendje për një kontratë të re për David de Gean.

Onana bëri 41 paraqitje në të gjitha garat për Interin këtë sezon, duke mbajtur 19 portën e paprekur dhe duke pranuar 36 gola. /Telegrafi/

Exit mobile version