Sot është afati i fundit për regjistrim në thirrjen e dytë publike të Qytetit të Shkupit për autobusët privatë për linjat 9, 11 dhe 12. Nga “Sloboda Prevoz” dhe “Makekspres Prevoz” informojnë për AIM-n se asnjë vozitës nga ta nuk ka aplikuar për thirrjen.
Të gjithë sytë nga kompanitë private “Sloboda Prevoz” dhe “Makeexpress Avrosov” janë përqendruar te kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe presin takim.
Kemal Muriq nga “Sloboda Prevoz” tonë se ashtu siç ishte rasti me njoftimin e parë për linjat 20 dhe 22, as në shpalljen e dytë për këto linja nuk është regjistruar asnjë vozitës i tyre.
“Në thirrjet e reja të Qytetit të Shkupit për transportues privatë të autobusëve nuk është regjistruar asnjë nga vozitësit e “Sloboda Prevoz”. Tani presim takim me kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe shpresojmë se do të realizohet sa më shpejt”, tha Muriq./Telegrafi/