Site icon Telegrafi

Sot skadon afati i Ivanovit për dekretimin e Ligjit të gjuhëve

Sot skadon afati tetë ditor që presidentit të shtetit, Gjorge Ivanov, që ka në dispozicion për të nënshkruar dekretin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Sipas kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, ligji mund të publikohet në Gazetën Zyrtare edhe pa nënshkrimin e presidentit Ivanov.

Nga Gazeta Zyrtare shprehen se nga Kuvendi ende nuk kanë pranuar kërkesë për publikimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, ndërsa nga ana tjetër shërbimet e Kuvendit nuk shpalosin se kur planifikojnë të dërgojnë kërkesën për publikimin e Ligjit në Gazetën Zyrtare.

Ndërsa nga OBRM-PDUKM-ja edhe njëherë ritheksojn se ligji është antikushtetues dhe paralajmërojnë padi penale për kreun e Kuvendit Talat Xhaferi. Nga kjo parti theksojnë se Ligji për përdorimin e gjuhëve nuk mund të shpallet në Gazetën Zyrtare pa firmën e presidentit të shtetit Gjorge Ivanov.

Exit mobile version