Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Veljanoski, sot pasdite do të nënshkruaj zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni që duhet të mbahen më 11 dhjetor të këtij viti, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Dje, partitë politike votuan në Kuvendin e Maqedonisë me 110 vota ‘për’, asnjë kundër apo i përmbajtur, deputetët votuan shpërbërjen e Parlamentit të Maqedonisë. Pas votimit, ka vijuar një duartrokitje e fortë nga deputetët. Kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanoski deputetëve u ka dëshiruar sukses të mëtutjeshëm në jetë./Telegrafi/