Site icon Telegrafi

Sot shënohet Dita ndërkombëtare e arkivave

Në të gjithë vendet në botë sot shënohet Dita ndërkombëtare e arkivave, që ka për qëllim ngritjen e vetëdijes te opinioni për materialin arkivor, për ruajtjen dhe mbrojtjen e tij, për përmirësim të qasjes deri te ai me mbrojtje të njëkohësishme të të dhënave personale, promovimi i dokumenteve të rralla dhe krijimi i imazhit më të mirë për institucionet arkivore dhe transparencën e tyre në nivel global, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Arkivi Shtetëror i Maqedonisë si ditë kombëtare të arkivave e kremton 1 prillin, ditën në të cilën në vitin 1951 është formuar ky institucion, ndërsa viteve të fundit e shënon 9 qershorin, me këshillime rasti për punonjësit arkivorë, prezantim të rregullativës ligjore për punë arkivore, ekspozita e tij.

Arkivi Shtetëror i Republikës së Maqedonisë sivjet feston 65-vjetorin nga ekzistimi i tij.

Si aktivitet i posaçëm parashikohet valorizimi i gjithë materialit arkivor në pajtueshmëri me Ligjin për shpallje të trashëgimisë kulturore me rëndësi të posaçme në Republikën e Maqedonisë dhe do të qasen drejt zgjedhjes së fondeve arkivore dhe përmbledhjeve të cilat do të fitojnë statusin e trashëgimisë kulturore. /Telegrafi/

Exit mobile version