Telegrafi

Sot shënohet Dita e grurit

Nën patronatin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Komunës Ilinden dhe Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë (LOE), ‘Agrounija’ sot e organizon manifestimin tradicional Dita e grurit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në manifestim për herë të parë do të prezantohen informata për arritjet më të reja në prodhimin e materialit për fara dhe mbjellje.

Pas fjalimeve të ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Mihail Cvetkov, menaxherit të përgjithshëm të ‘Agrounija’ dhe kryetarit të Odës agro-biznes pranë LOE-së Ognen Orovçanec, drejtorit ekzekutiv të LOE-së Mitko Aleksov dhe kryetarit të Komunës së Ilindenit Zhika Stojanovski, është paraparë shëtitje në fushat eksperimentale të ‘Agrounija’.

Në manifestim do të jenë të pranishëm edhe profesorë nga Fakulteti i shkencave bujqësore dhe ushqimit. /Telegrafi/