Me disa aktivitete sot do të shënohet 17 Marsi , Dita e dhurimit të Gjakut në Republikën e Maqedonisë.
Në Qendrën tregtare të qytetit do të vendoset tenda promovuese ku vullnetarët nga Klubi i Kryqit të Kuq i Qytetit të Shkupit dhe “Klub 25″ do të ndajnë fletushka dhe do të japin informata për dhurimin e gjakut, ndërsa persona mjekësorë nga Instituti për mjekësi transfuziologjike do të përcaktojnë grupin e gjakut të qytetarëve./Telegrafi/