Instituti për shëndet publik i RM-së, në kuadër të shënimit të 29 shtatorit Ditës botërore të zemrës, sot në sheshin ‘Delfina’ në lagjen Vllae në bashkëpunim me komunën e Karposhit nga ora 11:00 deri në orën 13:00 do të organizojë koncert muzikor. Moto e shënimit të sivjetmë të Ditës botërore të zemrës është ‘Jepni forcë jetës tuaj’, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Këtë vit, siç informojnë nga Instituti, nuk ka kontrolloe falas parandaluese për qytetarët, por do të ketë material promotiv me drejtime dhe këshilla për atë sesi duhet të kujdesemi për shëndetin.
Në Maqedoni në vitin 2015 nga sëmundjet e sistemeve të qarkullimit të gjakut kanë vdekur 11.939 persona. Vlerësimet tregojnë se të paktën 80% nga të gjitha sëmundjet e zemrës, sulmit në zemër dhe diabeti i tipit 2 mund të parandalohet me vizitë të rregullt te mjeku përgjegjës.
Shkalla e mortalitetit nga sëmundjet e qarkullimit të gjakut në popullatën e përgjithshme në Maqedoni në periudhën e vitit 2010-2015 edhe më tej ka trend të rritjes.
Instituti për shëndet publik, 10 qendrat për shëndet publik dhe shtëpitë shëndetësore në mënyrë aktive punojnë në parandalimin e fushatave, edukimit në shkolla, institucionet shëndetësore dhe mjediset tjera, përpunim dhe distribuim të materialit edukativo-mjekësor, organizim të aksioneve për kontrolle falas para se gjthash në mjediset rurale. /Telegrafi/