Asociacioni evropian për demokraci lokale (ALDA) në Maqedoni, me rastin e Ditës botërore të refugjatëve-20 qershor sot do të organizojë seminar ndërkombëtar ‘Bashkëpunimi dhe udhëheqja e mirë e krizës së refugjatëve në Ballkanin Perëndimor dhe vendet e Evropës Qendrore’, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Seminari do të ketë mbi 70 pjesëmarrës nga 11 vende-përfaqësues të komunave civile dhe institucione të obliguara për pranim dhe regjistrim të emigrantëve nga Ballkani Perëndimor dhe Evropa Qendrore.
Ditën botërore të refugjatëve sot pasdite në galerinë montuese CAC në Parkun e Frankofonisë do ta shënojë edhe FIOMM, Legis, Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut të RM-së dhe Forumi edukativ rinor.
Ditën ndërkombëtare të refugjatëve sot do ta shënojë edhe Shoqata NUN Kultura e cila organizon ‘Karvan përmes rutës së refugjatëve me biçikleta’. Nisja e karvanit me biçikleta është në mesditë nga Qendra e tranzitit ‘Vinojug’ në Gjevgjeli.
Qëllimi i organizatorit është që të solidarizohet me refugjatët dhe në mënyrë simbolike të përkujtojë në lëvizjen e tyre me biçikleta përmes autostradës nga kufiri jugor deri në Tabanoc në fillim të krizës së refugjatëve. /Telegrafi/