Site icon Telegrafi

Sot regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup për shkak të xhirimit të një filmi

Për shkak të xhirimit të një filmi në urën Bellasica, sot nga ora 06:00 deri në 18:00 Njësia për Siguri në Komunikacionin Rrugor në Shkup do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm të komunikacionit.

Siç informojnë nga MPB, komunikacioni në rrugën “Bellasica” (ura Bellasica), do të mbyllet periodikisht në pjesën nga udhëkryqi me rrugën “Gjuro Gjonoviq” deri te udhëkryqi me bulevardin “Goce Dellçev” në Shkup dhe do të rikahëzohet nëpër rrugën e rrethinës.

SPB Shkup apelon te qytetarët t’i respektojnë urdhërat që i japin nëpunësit policor.

Exit mobile version