Për sot është paralajmëruar një marshim protestues, që do të fillojë prej te Misioni i Bashkimit Evropian në Shkup, dhe që ka të bëjë me çështjen e emrit të Maqedonisë.
Organizatorë i këtij marshi është Kongresi Botëror Maqedonas (KBM) dhe protestuesit do të kërkojnë të mos ndryshohet emri i vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Para Infoqendrës së BE-së do të lexohet nota protestuese dërguar BE-së, NATO-s dhe OKB-së, për të vazhduar me marshimin deri te Kuvendi i Maqedonisë.
Nga Qeveria e Maqedonisë do të kërkojnë që të ndërpritet bisedimet, të tërhiqet ligji për përdorimin e gjuhëve, shfuqizimin e marrëveshjes Zaev-Borisov, lirimin e të burgosurve për dhunën në Kuvendin e Maqedonisë, si edhe lirimine Edmund Temelkos, kryetar i komunës Pustec në Shqipëri.
Nëse këto pika nuk do të pranohen, atëherë kërkesa e fundit e tyre do të jetë vetëshpërndarja e Kuvendit.
OBRM-PDUKM-ja opozitare nuk e mbështet protestën, por deputeti i kësaj partie politike, Antonio Milloshoski ka deklaruar se do të del në protestë.
Protesta do të mbështetet edhe nga Sollza Gërçeva, kryetare e partisë së re “Zë për Maqedoninë”./Telegrafi/
*Foto Ilustrim