Momentalisht nga Iniciativa Qytetare – Bogovinë është duke u zhvilluar protestë për ujë të pijshëm në qendër të Bogovinës, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Të nderuar qytetarë të Bogovinës, të nderuar nxënës dhe studentë. Ftoheni të merrni pjesë në protestë ! – Protesto uji është i yni! Bogovina me menaxhimin e ujësjellësit njihet në rajon e më gjerë. Pse të kemi Administrim Komunal? Ti vendos të kemi apo të mos kemi ujë! Stop administrimit komunal!”, thuhet në njoftimin e Iniciativës Qytetare – Bogovinë, ‘Ali Munishi’.
Kjo protestë ka vijuar pasi kryetari i komunës, Hazbi Idrizi nuk u prononcua rreth ultimatumit të banorëve deri më 1 mars. /Telegrafi/