Kodi për etikë gjyqësore të gjykatësve të Republikës së Maqedonisë sot do të prezantohet në Shkup, në organizim të Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik ‘Pavel Shatev’ dhe SHGJRM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në prezantim është paralajmëruar pjesëmarrje e gjykatësve dhe prokurorëve publik nga të gjitha rajonet e apelacionit dhe përfaqësues të Odës së avokatëve të RM-së.
Fjalime hyrëse do të kenë drejtoresha e Akademisë, si dhe anëtar të Bordit drejtues të SHGJRM-së si dhe avokat dhe ekspert të kësaj fushe, etj. /Telegrafi/